Protestuesit ulen këmbëkryq përballë Parlamentit
Këtë mbrëmje protestuesit janë ulur këmbëkryq përballë godinës së Parlamentit duke qëndruar për disa minuta, kjo në shenjë kundërshtimi ndaj politikave qeveritare dhe për të kërkuar më shumë transparencë nga institucionet. Protesta nisi me mbledhjen para sheshit ”Skëndërbej”, më pas me qëndresën më të gjatë me fjalime përballë Kryeministrisë me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. Në protestën e 26 kundër kryeministrit Edi Rama, protestuesit qëndrojnë të vendosur në kërkesat e tyre, dhe largimin e kryeministrit.
KOHA JONË SONDAZH

