FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeni qëndron pranë varrit të pronarit të tij për 11 vite

Një qen besnik ka qëndruar për 11 vite pranë varrit të pronarit të tij të vdekur.

Miguel Guzmán vdiq papritur në vitin 2016 në Argjentinë dhe qeni i tij “Capitan” qëndroi pranë varrit çdo ditë. Dhe mesa duket synon të qëndrojë ende besnik ndaj tij pasi vazhdon të qëndrojë atje pavarësisht se është tërësisht i verbër dhe mezi mund të ecë.

Punëtorët e varrezave, që cilët ushqejnë dhe kujdesen për qenin 15-vjeçar, thanë se Capitan duket sikur mezi po pret ditën të bashkohet me pronarin e tij, raporton Daily Mail.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm një ditë pas funeralit, Capitan u zhduk nga shtëpia. Gruaja dhe djali i Miguel, Damian filluan ta kërkonin derisa e gjetën në 45 minuta larg, në fshatin ku ai ishte varrosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata thonë se është një mister se si qeni e gjeti varrin pasi ai nuk kishte qenë asnjëherë më parë atje. Damian u përpoq disa herë për të sjellë në shtëpi, por gjithmonë u arratisej dhe vendosën ta linin atje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?