FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama ”stërvit” deputetët e rinj si të bisedojnë me gazetarët (FOTO)

Deputetët e rinj të Partisë Socialiste, ndodhen këtë fundjavë në qytetin e Pogradecit, ku po marrin pjesë në një trajnim nga eskpertë të huaj. Trajnimi nisi një ditë më parë me ekspertë të fondacionit gjerman ”Friedrich Ebert” dhe do të vijojë gjatë ditës së sotme me ekspertë të tjerë amerikan.

Deputetët e rinj të PS-së po trajnohen si të mos bien në kurthin e medias dhe si të bisedojnë me gazetarët. Të parët që po i nënshtrohen trajnimit janë 37 deputetët e rinj të PS-së, ndërsa në javët e ardhshme do të ketë trajnim edhe grupet e tjera parlamentare. I pranishëm në Pogradec është edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Sipas Axhendës, në këtë trajnim do të diskutohen tema si: Pse të bisedoni me mediat? Kush janë mediat? Taktikat e intervistimit. Ruajtja e kontrollit. Shmangia e kurtheve. Konferenca për shtyp. Takime me improvizime. etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si do të bëhet ky trajnim: Do të bëhet ndarja në dy grupe dhe do të zhvillohen disa intervista individuale,(duke inskenuar si të vërteta), më pas do të shqyrtohen rezultatet duke treguar gjërat që mund të përmirësohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?