FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rriten qiratë në Tiranë

Jetesa në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Ky fakt konfirmohet edhe nga agjentët imobiliare, të cilët thonë se, jo vetëm çmimet e apartamentet janë shumë të shtrenjtë, por edhe tregu i qirave po ecën në këtë trend. Sipas tyre, në Tiranë në zonën brenda unazës vështire të gjesh qira nen 250 euro. Apartamentet nje plus një të mobiluar fillojnë nga 300 euro.

Ajo çka vlerësohet nga agjentët imobiliar si trend është edhe largimi i familjeve nga qendrat urbane drejt periferive. Bëhet fjalë për ato që arrijnë të përballojnë qira në këto zona që arrin në 500 euro per hapësira te mëdha.

Prej vitesh tregu i qirave ka pësuar rritje të ndjeshme, pasi oferta dhe kërkesa janë të larta, për shkak edhe të pamundësisë për të blerë një apartament.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?