FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rusia kërcënon se do të bllokojë “Facebook”-un

Autoritetet ruse kërcënuan me bllokimin e “Facebook”-ut në vitin 2018, nëse nuk respekton një ligj të fundit që i detyron shoqëritë e internetit për të ruajtur të dhënat personale të përdoruesve në Rusi.

Aleksandar Zharov, shef i Agjencisë Federale të Komunikimeve, u tha sot agjencive ruse të lajmeve, se do të punohet që “Facebook të bashkëpunoj me ligjin” për të dhënat personale, që i detyron kompanitë për t’i depozituar ato në Rusi.

“Respektimi i këtij ligji është i detyrueshëm për të gjithë. Në të gjitha rastet ne do të bëjmë të mundur që ligji të respektohet ose në të kundërt shoqëria nuk do të ketë më të drejtë të punojë në territorin rus”, tha Zharov, citojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se mbetet në pritje që kompania të informojë për masat që synon të marrë dhe se procedurat duhet të jenë të përfitueshme në 2018. Zharov tha se qeveria e Rusisë e kupton se “Facebook” është “shërbim unik”, por theksoi se nuk do të bëjë përjashtime dhe do të duhet ta bllokojë atë vitin e ardhshëm, nëse ky rrjet nuk do të bashkëpunojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?