FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekreti për rroba të pastra, si t’i hiqni njollat që nuk i lan asnjë detergjent

Që të gjithë e dimë se ushqimi me yndyrë dhe sidomos vera lënë njolla të vështira në rrobat e bardha, si këmisha apo t-shirte. Çfarë është edhe më e rëndësishme është se edhe detergjentët më të shtrenjtë dhe pastruesit mund të mos i heqin këto njollat! Pra, çfarë ka mbetur për të bërë?

Mos u shqetësoni, ka disa truke që mund të bëni për të hequr këto njolla, me lehtësi. Pra, ju mund të lexoni një zgjidhje për këtë problem. Me këtë sekret në mënyrë efikase ju do të pastroni të gjitha njollat nga rrobat tuaja. Vetëm lexoni udhëzimet më poshtë:

Sodë buke

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgatisni një përzierje me 1 filxhan çaji sodë buke dhe 4 litra ujë dhe zhysni rrobat në të. Pak minuta më vonë ju do të shikoni rezultatet. Lajini më pas si zakonisht, shkruan Shije.al.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uthull dhe limon

Një përzierje akoma efikase, më madhështore për pastrimin e rrobave. Ju duhet vetëm të shtoni 1 lugë gjelle uthull dhe 1 lugë gjelle lëng limoni te pastruesi juaj i zakonshëm dhe pastaj të lani rrobat. Kjo përzierje është shumë efikase në largimin e njollave, edhe pse ajo ka një erë të fortë.

Aspirinë

Merrni një enë me ujë dhe shtoni 6 aspirina të grimcuara në të dhe pastaj zhysni rrobat në përzierje për rreth gjysmë ore. Pas kësaj lani rrobat me detergjentin tuaj të zakonshëm dhe ato do të jenë pa asnjë njollë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?