Sezoni i vjeljes së rrushit, Rama: Kantina ”Enofama”, shembull suksesi i verës shqiptare në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna në kantinën ”Enofama”, ku sezoni i vjeljes së rrushit ka nisur. Sipas kreut të qeverisë, zhvillimi i vreshtarisë dhe prodhimit të verës mbështetet përmes skemave të AZHBR-së, duke nxitur rritjen dhe modernizimin e fermave dhe kantinave.
”Ka nisur sezoni i vjeljes së rrushit në vend. Zhvillimi i vreshtarisë dhe prodhimit të verës mbështetet përmes skemave të AZHBR-së, duke nxitur rritjen dhe modernizimin e fermave dhe kantinave.
Kantina “Enofama” është një shembull suksesi i verës shqiptare në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, e mbështetur nga Programi IPARD, Kredia e Butë me Garanci Sovrane dhe Skema Kombëtare e Investimeve”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

