FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si të bëhesh murgeshë (VIDEO)

Një film për gratë i bërë nga gra. Sprovat dhe vuajtjet nëpër të cilat kalojnë një grup vajzash të reja që përpiqen të kthehen në murgesha në vitet ‘60 është subjekti i filmit “Novitiate”.

Historia e Cathleenes së interpretuar nga Margaret Qualley tregon se si e reja lë të vetëm të ëmën për të hyrë në manastir si rishtare. Kryemurgesha ndërkohë gjendet mes një dyzimi të fortë sepse Vatikani ka nisur reformat në Kishën Katolike, një prej të cilave ndryshon thellësisht pozicionin dhe formimin e murgeshave. Regjizorja Margaret Betts thotë se filmi është prodhuar thuajse krejtësisht nga gra. Vetëm njëri prej drejtuesve të tij është mashkull.

“Filmat kërkojnë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, ndaj doja që të gjithë pjesëmarresit e tij ta shihnin më thellë dhe më së shumti nga këndvështrimi femëror”, tha Betts.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personazhet tona, thotë Qualley, janë krejtësisht të shkëputura nga bota jashtë, ato frenohen nga prekja njerëzore, mësohen me heshtjen e madhe, edhe darkën e hanë pa shkëmbyer asnjë fjalë me njëra-tjetrën e mund të qëndrojnë ashtu për orë të tëra.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=o6QrP53BEug” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?