
Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në seancën e kaluar, Meta u shfaq pas kafazit prej xhami, për herë të parë që pas arrestimit të tij. Ai lëshoi akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm.