FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statuja e Shën Mërisë, e vetmja e mbijetuar pas uraganit

Teksa uragani Harvey goditi Teksasin të premten një shkëndijë elektrike shkaktoi një zjarr të fuqishmë që dogji të tri shtëpitë e një familjeje të madhe të ndërtuara pranë njëra-tjetrës, duke shkrumbuar plotësisht gjithçka përveç një statuje të vogël të Shën Mërisë.

Jesus Rojas Jr dhe familja e tij e madhe ishin larguar nga shtëpitë e tyre përpara se të mbërrinte uragani i kategorisë së katërt, që shkaktoi përmbytje të fuqishme, por per ironi te fatit ai që shkatërroi plotësisht shtëpitë e tyre ishte zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas qetësimit disi të situatës së motit familjarët e Rojas ishin kthyer në shtëpitë  e tyre për të parë ç’kishte mbetur prej tyre. Por e vetmja gjë që qëndronte në këmbë ishte një statujë  e vogël e Shën Mërisë, gjithçka tjetër ishte bërë shkrumb e hi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?