FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tabelat, aksion në Fushë Krujë, Lezhë, Peqin, Rrogozhinë dhe Fier

Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së territorit ka vijuar aksionin për heqjen e tabelave të reklamave  në akset kryesore rrugore.

Mësohet  se në javën e tretë janë hequr gjithsej 128 tabela si dhe 13 konstruksione të lehta.

ARRSH-IKMT aktualisht kanë ndërhyrë në  akset Fushë Krujë-Lezhë, Peqin-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ndërhyrjes në Fushë Krujë-Ura Drinit-Lezhë (në të dy drejtimet) u hoqën 60 tabela informacioni e reklamimi të përmasave të ndryshme të cilat ishin të vendosura në kundërshtim me ligjin duke u kthyer në një rrezik serioz për drejtuesit e automjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, në këtë segment është shembur një objekt dykatësh dhe 5 konstruksione të lehta për shitje ambulante.

Në aksin që lidh Peqinin me Rrogozhinën është ndërhyrë gjithashtu në dy drejtimet duke hequr 35 tabela të përmasave të ndryshme, një kioskë dhe dy konstruksione shitjesh ambulante.

ARRSH dhe IKMT kanë pastruar edhe aksin Rrogozhinë-Fier në të dy drejtimet duke hequr 33 tabela informuese të subjekteve të ndryshme dhe shembur 6 konstruksione të lehta që shërbenin për shitje ambulante.

Gjatë javës së ardhshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit do të ndërhyjnë në akset Fier-Kakavijë dhe Lezhë-Shkodër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?