Tensione për derbin Roma-Lazio, Lega Seria A kundër Prefekturës

Derbi mes Romës dhe Lazios është kthyer në qendër të një përplasjeje institucionale në Itali, mes tensioneve për sigurinë dhe debateve mbi kalendarin e kampionatit.

Lega Serie A po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së hapave ligjorë urgjentë, nëse nuk ndryshohet vendimi për zhvillimin e derbit të hënën në mbrëmje, në orën 20:45.

Konflikti ka lindur pas ndërhyrjes së Prefekturës së Romës, e cila e konsideron problematike organizimin e derbit në të njëjtën ditë me finalet e turneut të tenisit Internazionali d’Italia, që zhvillohet në Foro Italico. Në këtë aktivitet pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti italian Sergio Mattarella.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas autoriteteve italiane, menaxhimi i sigurisë për dy evente madhore në të njëjtën ditë do të ishte tepër i vështirë, sidomos për shkak të historisë së tensioneve dhe incidenteve mes tifozëve të Romës dhe Lazios.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Lega Serie A kërkon të mbrojë autonominë e saj në vendosjen e kalendarit të kampionatit, duke argumentuar se ndryshimi i datës mund të krijojë probleme edhe për skuadrat që janë në garë për objektivat europiane.

Klube si Napoli, Juventus, Milan dhe Como  presin të mësojnë datat përfundimtare të ndeshjeve të tyre, pasi çdo ndryshim në kalendar mund të ndikojë në garën për kupat europiane.

Në orët në vijim pritet vendimi përfundimtar për çështjen, ndërsa aktualisht skenari më i mundshëm mbetet zhvillimi i derbit Roma-Lazio të hënën në mbrëmje. Nëse Lega Serie A vendos ta ankimojë vendimin e Prefekturës së Romës, atëherë gjykata pritet të japë verdiktin brenda 24 orëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?