FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turisti kinez shpenzon 8.733 euro për një gotë uiski

Nuk ka pyetur për paratë një turist kineze, i cila ndodhej për vizitë në Sankt Moritz: në barin e “Hotel Waldhaus am See” është tërhequr nga një “Macallan millésimé”, një uiski i rrallë i vitit 1878 dhe nuk i ka rezistuar faktit për të pirë të paktën një gotë.

Por pak i ka interesuar nëse dy centilitra të asaj gote të çmuar i kanë kushtuar 8.733 euro (9999 franga zvicerane). Megjithatë, turisti është shprehur i lumtur.

Uiski 139-vjeçar ishte prodhuar në vitin 1905, pasi ka qëndruar në shishe për 27 vjet. “Ka një shije që të kujton konjakun”, – ka komentuar drejtori i hotelit, i cili në një moment të parë, nuk donte absolutisht ta shiste pijen e famshme, duke parë vlerën dhe moshën e tij. Por klienti ka këmbëngulur dhe dëshira e tij është plotësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por gjatë hapjes së shishesh prestigjioze, nuk ka munguar nervozizmi nga ana e drejtuesve të hotelit: ata kishin frikë se tapa e vjetër mund të shpërbëhej, por gjithçka shkoi mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shishja është hapur dhe uiski është konsumuar me kënaqësi të madhe nga turistja kineze, me barin që mbushi arkat me para!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?