FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ujë 24 orë”, BERZH jep garancinë për projektin, do të financojë 30 milionë euro

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë 30 milionë euro Ujësjellësin e Tiranës për të bërë të mundur furnizimin e kryeqytetit me ujë 24 orë në 24. Kredia do të disbursohet në dy këste nga 15 milionë euro.

Sipas njoftimit zyrtar të BERZH-it, transhi i parë i kredisë do të përdoret për të zgjeruar kapacitetin e Ujësjellësit të Bovillës dhe për ndërtimin e një tubacioni të ri, i cili do të furnizojë me ujë pjesën veriore të Tiranës.

Përdorimi i këstit të dytë do të përcaktohet pasi Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të përfundojë studimin mbi burimet e saj strategjike. Ky studim do të përzgjedhë alternativat më eficente të investimeve, për të zgjidhur përfundimisht mungesën e ujit në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas BERZH-it, synimi i projektit është të ndihmojë Ujësjellësin në ndërtimin e një sistemi më të qëndrueshëm të furnizimit me ujë në Tiranë, për të arritur objektivin e furnizimit 24 orë brenda vitit 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë verë, kryeqyteti u përball me një situatë të vështirë të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të thatësirës së gjatë dhe rënies së nivelit në basenin e Bovillës.

Bashkia e Tiranës ka lajmëruar se do të marrë rreth 180 milionë euro kredi për të financuar investimet në sistemin e Ujësjellës-Kanalizimeve, të cilat do të garantojnë furnizim me ujë 24 orë në ditë për qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?