FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ulen interesat e borxhit – Huamarrja e brendshme mban peshën kryesore

Niveli i borxhit publik ka ardhur në rënie gjatë këtij viti, çka ka bërë që dhe interesat për të të ulen.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shpenzimet për interesa të borxhit për 7 mujorin rezultojnë të jenë në vlerën 17 miliardë lekë, nga të cilat 12.7 miliardë janë interesa për huamarrjen e brendshme dhe 4.3 miliardë lekë janë shpenzime për interesa për borxhin e huaj.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të Financave, interesat kapnin vlerën e 20.5 miliardë lekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë për këtë vit akoma nuk është prekur fondi i kontigjencës për risqet e borxhit i programuar në masën 4 miliardë lekë. Lëvizjet jo të favorshme në tregjet ndërkombëtare gjatë viteve të fundit, si dhe për të “zbutur” sadopak risqet, ka bërë që qeveria shqiptare të orientojë  huamarrjen drejt tregut vendas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu referuar treguesve zyrtarë të borxhit publik, vihet re se peshën kryesore e mban huamarrja e brendshme.

Nga i gjithë  stoku i huamarrjes publike, i cili në fund të qershorit, ishte 1 trilion e 67 miliardë lekë, pjesën më të madhe e mban huamarrja e brendshme,  e cila  kap vlerën e 547.8 miliardë lekë.

Ndërsa borxhi i jashtëm në fund të 6 mujorit rezulton të jetë në shifrën 491.9 miliardë lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?