FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj: Bonus qiraje 1 vit për banorët e Shkozës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaron se Bashkia e Tiranës do të ofrojë bonusin e qirasë për një vit për të gjithë ata që do të preken nga zgjatimi I Lumit të Lanës në Shkozë. I ftuar në “Opinion”, Veliaj tha se:  “I vetmi instrument social që ka Bashkia e Tiranës është të ofrojë bonusin e qirasë”. Veliaj tha se është i gatshëm t’i takojë banorët në çdo kohë, madje që nesër. “Për sa kohë që adresa e projektit është në një tjetër vend unë kam për borxh që të bëj sa është e mundur si një qytetar i përgjegjshëm që është edhe kryetar bashkie. Do të thotë, të ofrojmë bonus qiraje i cili bashkisë së Tiranës i kushton për shtëpitë e ndërtuara pa leje 480 mijë dollarë.  Ne në fakt po japim më shumë se 2-3 milionë lekë vetëm për qiratë, për familje, për çift.  Unë sot mora një vendim, të padrejtë për mendimin tim, por e mora, që nuk do ta bëj kopshtin vitin tjetër, ose një shkollë. Ato 480 mijë nuk do të shkojnë për institucione sociale, por do të shkojnë për të paguar këta banorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?