FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vepra e Da Vinçit nxirret në ankand për 100 milionë dollarë

Ishte shitur për vetëm 50 dollarë në vitin 1958 dhe tani ka një vlerë prej 100 milionë dollarësh. Vepra “Salvator Mundi” i Leonardo Da Vinçit, një pikturë e Jezu Krishtit, është cilësuar nga shtëpia e ankandeve ‘Kristis’ si rizbulimi më i madh artistik i shekullit të 21-të

Aktualisht ajo është ekspozuar në shtëpinë e ankandeve ‘Kristis’, në Londër para se të dalë në shitje, muajin e ardhshëm në New York. Vepra është një nga më pak se 20 pikturat e njohura të Leonardos dhe e vetmja që ka qenë në pronësi private.

Vepra është besuar gjithnjë se ekzistonte, por vendndodhja e saj nuk dihej, deri në rishfaqjen e saj në viton 2005. Në 1958 u shit për 60 dollarë në një ankand të ‘Shotheby-t’, para se të zhdukej sërish deri në 2005-ën, kur u ble nga një shoqëri amerikane në një shtëpi të vogël ankandesh. Ajo do të dalë në ankand më 15 nëntor në ‘Rokfeller plaza’ në New York.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?