”Narta është e jona”, qytetarët përballë Kryeministrisë: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

Qytetarët e ngritur në protestë kundër projektit në Zvërnec, këtë herë janë përplasur me kordonin e forcave të policisë, ku edhe fituan sepse tashmë ndodhen përballë Kryeministrisë, duke vijuar me fjalimet e tyre. ”Narta është e jona”, ”O sa mirë me qenë shqiptarë”, janë disa nga thirrjet e tyre.

Gjatë tubimit një protestuese u drejtua turmës me një apel për të ruajtur qetësinë, duke pretenduar se mes pjesëmarrësve ka persona që synojnë të provokojnë incidente dhe të dëmtojnë protestën.

”Ju lutemi të gjithëve mos bini pre e provokimeve. Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë. Duan të sabotojnë këtë bashkim madhështor të shqiptarëve. E arritëm qëllimin, erdhëm para Kryeministrit. Kërkojmë dorëheqjen. Ne nuk jemi të dhunshëm si kjo qeveri dhe oligarkët”, deklaroi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e djeshme u mbajt tubimi i tretë, ku Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” u mbush nga qytetarë që për tre orë me radhë, nga ora 18:00 në orën 21:00 lëshuan thirrje kundër qeverisë si dhe shpalosën një sërë kërkesash. Parrullat ishin të drejtuara kundër të dy anëve të politikës, ku nuk munguan thirrjet “Rama burg, Berisha burg”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2373 (62.8%)
Jo 1162 (30.7%)
Nuk e di 245 (6.5%)

Vota totale: 3780