FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ ”Unë erdha, u krye”! Berisha me pritje entuziaste nga deputetët në Kuvend: Nuk kam qenë kurrë non grata

Sali Berisha u prit në sallën e Kuvendit me duartrokitje nga deputetët e PD-së. Menjëherë kreu i PD-së u ngjit në foltore dhe tha: ”Unë erdha, u krye”, duke shkaktuar ovacione tek demokratët. I pyetur nga gazetarët nëse i ishte hequr ”Non-Grata”, Berisha nuk pranoi të përgjigjet. Ai u pyet disa herë nëse ka pasur ndonjë komunikim me Shtetet e Bashkuara, por nuk komentoi.

Pas fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD dha një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Parlamentit, ku sqaroi heqjen e non gratës nga SHBA.

“U ktheva! Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje. Kam pasur komunikim zyrtar”, tha Berisha për gazetarët jashtë Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë edhe Partia Demokratike ka lajmëruar se Departamenti amerikan i Shtetit ka hequr non gratën për Sali Berishën, të shpallur 5 vite më parë, nga ish-sekretari i shtetit, Antony Blinken. Sipas mediave, ky vendim i është komunikuar Berishës në një bisedë telefonike 15 minutëshe nga e ngarkuara me punë e SHB-ve Nany Van Horn.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?