FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Viti i ri akademik, Veliaj: Sot nis një tjetër ‘maratonë’, suksese dhe vit të mbarë

Sot nisi viti i ri akademik 2017-18. Të gjitha universitetet hapën dyert për të mirëpritur maturantët që rezultuan fitues në degët që aplikuan.

Përmes një postimi në Facebook, Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka uruar studentëve suksese për vitin e ri akademik, të cilët do të gjallërojnë edhe më shumë jetën e kryeqytetit.

“Pas super Maratonës së Tiranës dje, sot nis një tjetër ‘maratonë’, ajo e vitit të ri akademik. Shumë suksese dhe vit të mbarë”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studentët që vijnë nga rrethet dhe qëndrojnë në konvikte do të kenë mjaft lehtësira nga bashkia të përfshira në një paketë orientimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë këtë vit një nismë të re për subvencionimin e kompanive që punësojnë studentë praktikantë, për t’i paguar me rrogë bazë 3 – 6 muaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?