FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vullkani i madh gati të shpërthejë, paralajmërimi i ekspertëve: Kaos udhëtimesh në Evropë

Vullkani më i madh në Islandë është gati të shpërthejë pas një sërë tërmetesh që kanë rënë aty afër, duke shtuar kështu frikën e krijimit të reve me mbetje vullkanore dhe si pasojë kaos në qarkullimin ajror të avionëve.

Tërmetet të shkallës 3.9, 3.2, dhe  4.7 Rihter  kanë goditur 6.590 metra në thellësi vullkanin Bardarbunga përgjatë kësaj jave.

Eksperti i vullkanologjisë Pall Einarsson, i Universitetit të Islandës, tha se tërmetet e fundit janë pjesë e një serie që ka vazhduar prej 2 vitesh dhe sipas tij me siguri  do të ushtrojë presion në nxitjen e llavës vullkanike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha për DailyStar, se vullkani i cili qëndron nën pjesën e akull në zonën Vatnajokull, pritet të dalë mbi sipërfaqe brenda pak viteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vullkani 10 mijë vjeçar ka shpërndarë sasi të mëdha dioksid squfuri gjatë 7 muajve të fundit. Edhe pse shpërthimi i vullkanit nuk do të shkaktonte kaos në fluturime, janë mbetjet që shkojnë në ajër ato që krijojnë probleme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?