Zbardhen amendamentet e opozitës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe procesin e integrimit, PD: Duhet konsensus

Zbardhen amendamentet e PD dhe PL për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe rezolutën për procesin e integrimit.

Me firmë të kreut të grupit parlamentar të PD është depozituar në Kuvend paketa e propozuar nga opozita për këto ndryshime, duke denoncuar iniciativat e njëanshme për ndryshimin e rregullores nga grupi i PS dhe kryeparlamentari Niko Peleshi.

“Në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar dy iniciativa të njëanshme për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe nga Kryetari i Kuvendit z. Niko Peleshi. Në parim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është kundër ndryshimeve të njëanshme në Rregulloren e Kuvendit, e cila është akti që garanton bashkëjetesën demokratike ndërmjet palëve politike. Çdo ndryshim në Rregulloren e Kuvendit duhet të jetë produkt i një procesi diskutimesh gjithëpërfshirëse dhe të miratuara në mënyrë konsensuale, siç ka qenë tradita parlamentare nga viti 2004 e në vijim. Rikujtojmë, që në vitin 2013, ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit ishin një prej tre kushteve që kërkoheshin, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimit Evopian, dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike edhe pse i kishte numrat nuk i miratoi këto ndryshime, pa pasur edhe konsensusin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është kundër çdo lloj ndryshimi që synon të kufizojë hapësirat dhe të drejtat e opozitës në Parlament”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar nga PD në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe më tej shpjegohet se:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në fakt, një pjesë e ndryshimeve të propozuara synojnë ekzaktësisht kufizimin e mëtejshëm të këtyre të drejtave, duke i shndërruar nga një kufizim faktik në një kufizim juridik. Kështu, propozimet për reduktimin e kohës së diskutimeve nga 10 në 5 minuta, shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar i projektligjeve që synojnë përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian apo heqja e raportimit të drejtuesve të organeve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj në komisionet e përhershme parlamentare dhe në seancën plenare, janë përpjekje të qarta për të minuar funksionimin demokratik të Parlamenit, për të asgjësuar rolin e opozitës në Parlament dhe për ta shndërruar Parlamentin në një institucion monopartiak, sic në fakt janë aktualisht shumica e institucioneve në Shqipëri”.

Më tej Bardhi nënvizon se pushteti nuk duhet të cenojë parimin demokratik përfaqësues të deputetëve dhe ftoi mazhorancën dhe Peleshin që t’i bashkoheshin nismës së opozitës.

“Pushteti vetërregullues i Kuvendit nuk duhet të bëhet premisë që të drejtat e deputetëve të cenohen në të masë që do të çonte drejtpërdrejt në cenimin e parimit të demokracisë përfaqësuese. Mirëpo, gjatë diskutimeve në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në mbledhjen e datës 11 Maj 2026, të gjithë anëtarët e tij, njohën faktin se sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, “në kushtet kur shumica parlamentare e ka numrin e nevojshëm të deputetëve për miratimin e aktit, ajo duhet të dëshmojë vullnet për një kujdes të shtuar dhe frymë bashkëpunimi për të siguruar që pakica parlamentare të luajë një rol aktiv në procesin e shqyrtimit të projektaktit, duke ushtruar të drejtën e debatit për përmbajtjen dhe procedurën e tij, si dhe duke gëzuar mundësinë e propozimit të amendamenteve kur kjo shihet e arsyeshme, duke synuar që ndryshimet mundësisht të bëhen me vullnet të përbashkët dhe konsensual”, shkruan kreu i grupit të PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?