FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet “sekreti” i piramidave

Sekreti mbi 4 mijë vjeçar që fsheh piramida e Gizas në Egjipt mund të zbardhet pas zbulimit të fundit të arkeologëve. Bëhet fjalë për gjetjen e asaj që njihet si “zemra” e monumentit të lashtë egjiptian; një hapësirë boshe në qendër të saj, nga e cila studiuesit shpresojnë që të mësojnë më shumë rreth mënyrës dhe kohës së ndërtimit. Boshllëku ka një gjatësi prej 50 metrash, është 8 metra i lartë dhe ka një gjerësi prej 3 metrash.

Ende nuk dihet nëse në këtë hapësirë boshet të piramidës ndodhen artefakte apo sende të tjera me vlerë për arkologët, pasi studiuesit nuk kanë arritur ende që të hyjnë në të.

Shkencëtarët sugjerojnë se kjo mund të jetë përdorur nga punëtorët e ndërtimit 4500 vite më parë për të transportuar përmes saj gurët dhe materialet e tjera për ndërtimin e Dhomës së Faraonit, ndërkohë që përreth ngrihej gradualisht i gjithë monumenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?