FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbuloni 5 sekrete si të shtoni fatin në jetën tuaj

Fati është diçka i paparashikueshëm, të paktën kështu mendojnë disa persona.

Sipas intv.al më poshtë do shikoni 5 sekretet për të ndyshuar fatin tuaj:

1. Fati nuk është një fenomen i  jashtëm, atë mund ta fitojmë me punë dhe me shumë përpjekje. Për të qenë të suksesshëm dhe për të pasur atë që kemi ëndërruar gjithmonë duhet që t’i themi vetes , po ne mundemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Mundohuni që gjithmonë të shfrytëzoni ligjin e sinkronizimit, pra të gjendeni gjithmonë në kohën e duhur,  momentin e duhur dhe në vendin e duhur. Asgjë mos e lejoni që t’ju shkojë dëm. Provoni çdo shans që ju jepet!

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Përpiquni që të jepni maksimumin nga vetja për gjërat që në të ardhmen mund të luajnë një rol të rëndësishëm për ju, pra për situata të caktuara mundohuni të përshtateni dhe të flisni jo vetëm me gojë, por edhe me gjuhën e trupit.

4. Hiqni nga mendja çdo mendim negativ, mundohuni të jeni sa më të qetë dhe kapni momentin e duhur për t’u hedhur në aksion. Mendimet negative janë një faktor shumë negativ dhe mund të prishin çdo gjë, këshu që mundohuni t’i evitoni sa keni mundësi.

5. Dëgjoni intuitën tuaj, ajo është shenja që ju mundeni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?