Home Aktualitet Largimi i kan...

Largimi i kandidatëve të Alibeajt, Caka: Në fund do mbesin ata që kanë shitur shpirtin

361
0

Dorëheqjet e kandidatëve të PD-së zyrtare me Enkelejd Alibeajn kryetar të komanduar, si proces sa vjen dhe rritet në numër.

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka thotë se të gjithë po e kuptojnë që PD-ja e Alibeajt nuk përfaqëson askënd dhe paralajmëroi se do të ketë largime të tjera deri në datën ku do të hidhet fleta e votimit në kuti.

“Unë i konsideroj njerëz që nuk i ndjek as hija e tyre, as në kuptim organizativ. Këtë e tregoi dhe 6 marsi kur nuk kishin as komisionerë dhe as numërues. Edhe ata që e mendonin se mund të kishin diçka e kuptuan se nuk i sjellin asnjë gjë të mirë opozitës. Nuk e kemi bërë kot logon e koalicionin, vetëm bashkë fitojmë.

Njerëzit mbase e kanë kuptuar që nuk mund të ndiqen ata që nuk i ndjek as hija e tyre. Besoj se do ketë reflektime të tjera. Vetëm dy kandidatë do të mbeten në fund që janë ata që kanë shitur shpirtin”,-tha Caka për ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit