Home Bota Lavrov përmen...

Lavrov përmend ar*ë bërth*more, Rusia-Perëndimit: Mos na kërcënoni

48
0

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, lëshoi një kërcënim për Europën dhe Amerikën. Kryediplomati thotë se Rusia është kyçur në një betejë ekzistenciale me Perëndimin lidhur me Ukrainën dhe formën e një rendi të ri botëror.

“Të gjithë vetëm po thonë se Putini po kërcënon me një bombë bërthamore, edhe pse asnjëherë të vetme nuk ka shprehur diçka të tillë, ndryshe nga europianët dhe amerikanët.

Njësoj si ne, edhe Gjermanët kanë thënë se Aleanca e Atlantikut të Veriut posedon armë bërthamore. Ish kryeministrja britanike ka thënë se nuk do të hezitonte që ta shtypte butonin. Mos na kërcënoni”.

Ai u përqendrua në sulme veç në drejtim të Shteteve të Bashkuara duke theksuar se Amerika prishi raportet me Rusinë me sjelljen armiqësore për të ruajtur supremacinë ushtarake dhe pushtetin mbi botën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit