Home Aktualitet Lëvizja Bashk...

Lëvizja Bashkë doli forcë e tretë në Tiranë, Qori: E prisja që do dilnim më mirë se PD-ja zyrtare, ata që na votuan kanë pasur pak më shumë kurajo

107
0

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori që doli forcë e tretë në Bashkinë e Tiranës, në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se njerëzit në Shqipëri ngurojnë për t’u identifikuar me parti si Lëvizja Bashkë. Ai thotë see prisin që do dilnim më mirë se PD-ja zyrtare, dhe se ata që na votuan kanë pasur pak më shumë kurajo.

”Nuk dua të ngjaj arrogant, por e kam pritur se do dalim më mirë se PD-ja zyrtare. Ajo ishte një forcë e vjetër në dekompozim e sipër, ndërsa ne një forcë e re në rritje e sipër. Aq më tepër që fushata jonë ka qenë shumë intensive. Kisha besim se do dilnim më mirë se ajo pjesë e PD-së. Nuk dija si do dilnim dhe sa vota do merrnim.

Vetëm fitorja mund të konsiderohet sukses i padiskutueshëm, por nëse qytetarët ndjen shpresë me 5% tonë, ia kemi arritur qëllimit me këtë hap në rrugëtimin tonë politik. T’u thuash njerëzve voto në mënyrë të dobishme, do të thotë votoni një nga dy të keqet e mëdha. Kështu 14 mijë qytetarë kanë thënë jo dhe se ne do votojmë për të nesërmen dhe të ardhmen. Ata që na kanë votuar ne kanë pasur pak më shumë kurajo, apo besim që ia vlen”,-tha Qori.

Qori tha se Lëvizja Bashkë ka hyrë për t’i shpërbërë partitë e vjetra, madje shtoi se kanë marrë vota edhe në fshatin më të largët të Tiranës dhe se në çdo kuti ka pasur vota, ndonëse më shumë në zonat urbane. Qori tha se kanë pasur vëzhgues dhe se në procesin e numërimit kanë mbrojtur çdo votë me aktivist.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit