Home KRYESORE Lewandowski: ...

Lewandowski: Na pret një ndeshje e vështirë me Shqipërinë, kanë mbrojtje të fortë!

42
0

Ylli i Polonisë, Robert Lewandowski ka shprehur vlerësim maksimal për Shqipërinë para ndeshjes të enjtes. Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Varshavë, bomberi i njohur është shprehur se kuqezinjtë kanë një mbrojtje shumë të fortë dhe janë ekip i organizuar.

“Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme, nuk ka asgjë për të fshehur. Nëse kërkon të përparosh, duhet të fitosh. Pa fituar pikë, do të jetë e vështirë të avancosh. Ndeshja me Shqipërinë do të jetë prova e radhës. Ne kemi problemet tona, nuk duhet të mendojmë për to.

Ata luajnë shumë mirë në mbrojtje. Mund të luajnë me kundërsulme dhe shkurtojnë shumë fushën. Jemi gjithmonë një ekip më i fortë me publikun në stadiumin kombëtar dhe besoj se njëlloj do të jetë edhe tani”, deklaroi Lewandowski. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit