Home Aktualitet Lezha ka drej...

Lezha ka drejtor të ri policie, prezantohet Vehbi Bushati

310
0

Vehbi Bushati i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shetit, do të jetë Drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Gjatë prezantimit të tij para efektivëve, zv.Drejtori i Përgjithshëm Albert Dervishaj ka vlerësuar kontributin e deritanishëm dhe profesionalizmin që zoti Bushati ka treguar në çdo detyrë që ka kryer.

Po ashtu Dervishaj shtoi se është besimplotë se Vehbi Bushati do të përmbushë me sukses detyrën si drejtues i Policisë së Lezhës, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, goditjen e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e krimeve kundër personit dhe pronës, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe të çdo paligjshmërie tjetër.

Bushati siguroi vartësit se njohja dhe vlerësimi për ta do të bëhet nëpërmjet rezultateve në punë dhe performancës së tyre në komunitet. Drejtori i Policisë së Lezhës, ka theksuar se mbështetja e tij nuk do t’i mungojë punonjësve që janë të përkushtuar dhe të ndershëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit