Home Aktualitet LGBT+ marshon...

LGBT+ marshon në Tiranë: S’jemi kë*ënim për familjen, jemi pjesë e saj! Të respektojmë njëri-tjetrin

53
0

Pas debateve për martesën e dy gocave në bashkinë e Tiranës, sot pasdite u mbajt parada e komunitetit LGBT+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen.

Pavarësisht reshjeve të shiut, me parullën ”Çdo ngjyrë një familje” dhe thirrjet ”Rruga është e jona”, aktivistë të LGBT+ marshuan në ‘Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Aktivistja Xheni Karaj, tha se ky ëhstë viti i 12-të që marshojnë, ndërsa ceku, edhe gjuhën e urrejtjes ndaj komunitetit javën e fundit, pas martesës së dy vajzave në tarracën e bashkisë së Tiranë.

”Është viti i dytë i 12 që e bëjmë këtë paradë. Shiu është bereqet. Do të bëjmë një marshim siç bëjmë çdo vit. Kemi parë që javën e fundit ka pasur një gjuhë urrejtje ndaj nesh. Jemi kërcënuar si kërcënim për familjen, ndërkohë që jemi pjesë e familjes së çdo kujt.

Ne nuk jemi kërcënim për familjen e askujt. Mesazh uniteti dashurie për njerëzit që të kuptojmë që në fund të fundit jemi si gjithë tjerët dhe jemi pjesë e familjes.

Debate të tilla të dhunshme nuk e ndihmojmë aspak shoqërinë, nuk e ndihmojnë frymën demokratike, pasi në fund të fundit ka pasur shumë persona nga komuniteti që kanë parë prindërit e tyre, të cilët nuk e dinë, dhe duke protestuar kundër fëmijëve të tyre. Duhet të respektojmë njëri tjetrin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit