Home Historiku Libri “Kështj...

Libri “Kështjella e Medias”/Mediat për botimin e librit të gazetarit Nikoll Lesi

7
0

Botimi i librit të gazetarit dhe botuesit Nikoll Lesi, “Kështjella e Medias” është pasqyruar nga mediat kryesore në vend. Top Channel, Ora News, news24, TVSH si dhe media të tjera shkruajnë për rëndësinë e librit, jo vetëm si historiku i medias së parë të pavarur në vend, gazetës “Koha jone”, por edhe si historia e gazetarisë shqiptare të pas viteve ’90. Dhe jo vetëm, por edhe të medias se pas viteve 2000.

Libri ka foto, dokumenta, faksimile, ngjarje, përjetime, debate, përplasje me pushtetet, etj të pa treguara deri tani.

Më poshtë mund të ndiqni disa nga kronikat që flasin për publikimin e këtij libri: 

ORA NEWS: “Kështjella e Medias”, Nikoll Lesi boton librin në 25-vjetorin e “Koha Jonë”

(kliko Watch on YouTube dhe fillon kronika)

Të lexosh historinë e gazetës “Koha Jonë” është si përshkosh me detaje, fakte e dëshmi historinë e Shqipërisë së jetuar e rrëfyer nga njerëzit që me punën e tyre ndërtuan atë që Nikoll Lesi e quan në librin kujtime të tij “Kështjella e medias”.

Shumica e gazetarëve të viteve ‘90 apo 2000 e kanë pasur në mënyrë të pashmangshme një pikëtakim me gazetën “Koha Jonë”, e nëse do të shfletojnë faqet e këtij libri, do ta gjejnë veten në të, sipas këndvështrimit të autorit Nikoll Lesi, i cili rreket të tregojë veçse fakte.

“Ishte kohë kur bëhej gazetari”, vëren autori Nikoll Lesi në libër, duke vijuar se Koha jonë, në kohën kur Ben Blushi ishte kryeredaktor, arriti deri në 88 mijë kopje të shitura në ditë.

Një hapësirë të veçantë në këtë botim, Lesi i ka kushtuar jo vetëm ditëve të arta të gazetës, por edhe ato më delikatet, në kufijtë e mbijetesës.

Viti i Mbrapshtë ’97, është një kapitull i tërë ku pazgjidhshmërisht, historiku i gazetës “Koha Jonë”, lidhet me firmat piramidale, trazirat me bilancin e një lufte.

SHIK-u filloi ti bënte vizita të përditshme kërcënuese dhe paralajmëruese Nikoll Lesit dhe bashkëpunëtorëve të tij pas titujve si: “Tirania shtyp Tiranën”, “Dajak në vend të fajdeve”, Arrestohet Sudja”, “Mbyllet “Populli” dhe “Xhaferri”, e shoqëruar me një nëntitull ” Vlora në rrugë kundër Qeverisë”.

Nikollë Lesi: “Gazeta shitet menjëherë. Frrok Çupi, po atë ditë, boton një perlë me titull “Berisha ra, kush do të ngrihet ?!” Artikulli i Frrokut, na treguan korrespodentët , ishte blerë i fotokopjuar, se nuk gjendeshin më kopje në treg”.

Sulmi i qeverisë së atëhershme në grahmat e fundit kulmoi me arrestimin e tij e të gazetarëve si dhe me djegien e redaksisë. Ja çfarë shkruan Lesi:

Në 26 shkurt ndodhi shpërthimi i një bombe tek Feva. Nisëm fotoreporterin Genc Shkullaku për ta pasqyruar. Por atë që ndodhi atë natë nuk do ta harroj as unë dhe as kolegët që punoja”.

Në librin “Kështjella e Medias” ka edhe shumë momente të tjera, foto të rralla si dhe artikujt më të spikatur të gazetarëve të atëhershëm.

Nikollë Lesi: “Shkova me Emin Barçin tek zyrat e gazetës. Ç’të shikoje! Zyrat e gazetës ishin djegur totalisht. Nga dritaret dilte ende tym. Flaka digjte ende ndonjë tavolinë gazetarësh, pajisje, dyer dhe objektet e tjera. Kompjuterat e gazetës ishin shkrumbuar. Nëpër korridoret e redaksisë së gazetës vinte erë e thartë tymi. Muret e hyrjes ishin qëlluar me armë. Nuk e di se çfarë lënde ishte lëshuar për t’i djegur, por ekspertët e policisë thanë më vonë se ishte përdorur edhe flakëhedhësja.”

Teksa e lexon arrin të kuptosh se nuk ka gazetari pa guxim, pasion e dashuri….(Oranews)

Top Channel: Një histori e shtypit, Lesi boton librin për “Koha Jonë”

Në 25-vjetorin e themelimit të gazetës “Koha Jonë” dhe në 20-vjetorin e vitit të mbrapshtë 1997, Nikoll Lesi ka publikuar librin më të ri “Kështjella e Medias”.

“Është një libër i ndarë në dy pjesë, në kohën e gazetarisë që quhej enkas gazetari dhe bëhej gazetari 1991-2000, pastaj fillon epoka e medias kur në të u futën pronarët dhe biznesmenët”,- tha Nikoll Lesi, botues i gazetës “Koha Jonë”.

Por si u prit në atë kohë gazeta e parë e pavarur në vend? “Lexuesi ende nuk ishte mësuar që në një gazetë të kishte mendimin e palëve të ndryshme, pra qoftë demokratë, qoftë socialistë. Ne e bëmë këtë punë”, thotë Lesi.

Gazeta “Koha Jonë” ishte e para që nisi sulmin ndaj firmave piramidale që në vitin 1996. Nikoll Lesi e ka një përgjigje për këtë. “Ne botuam përqindjet e disa firmave piramidale, me qëllim për t’i thënë pushtetit dhe publikut, se Shqipëria po zhytej në krizë, siç janë edhe titujt e gazetës”, deklaron Lesi.

TCH: Ju kishit informacione konkrete?

Ne kishim informacione të kryqëzuara nga disa miq perëndimor, që ishin të shumtë në Shqipëri. Në janar-shkurt të ’97-s ne i drejtuam topat më shumë drejt pushtetit, drejt Berishës. Filluan protesat masive. Ne i pasqyruam të gjitha ngjarjet siç ndodhnin. Natyrisht me një kurajo. Ka pasur tituj, nuk mund ta them bombastik, sepse fjala bombastike është pak e madhe, por fjala vjen: ‘Tirania mbyt Tiranën’. Ishin tituj që ktheheshin si një lloj flamuri në duart e protestuesve dhe të publikut, që donin të dinin se çfarë ndodhte”, shprehet Lesi.

Por si ndihej botuesi Lesi, kur shihte që protestuesit mbanin në duar gazetën “Koha Jonë”?

Nuk mund ta ndalosh ti gazetashitësin, t’i thuash që dikush ta blejë dhe dikush jo. Ky është militant, ky nuk është militant. Ai është lexues, pra për mua si botues është lexues, është qytetar mbi të gjitha, i cili e ka ndjerë që kjo gazetë, ose ka krijuar besim se gazeta thoshte të vërtetën”, thekson Lesi.

Një ngjarje që u shenjua në atë vit të mbushur me ngjarje, ishte edhe djegia e Redaksisë së gazetës “Koha Jonë”. Ngjarje për të cilën, ende sot nuk ka persona të dënuar.

Në qoftë se kjo drejtësi që po vjen, SPAK-u dhe këto të tjerët kanë mundësi të futen edhe në këtë fushë, përveç politikanëve të korruptuar, përveç segmenteve shtetërore që e kanë mani vetëm për të vjedhur në pushtet, qoftë PD, qoftë PS, ashtu edhe në rastin e zbardhjes së disa krimeve të vjetra, sepse nuk është zbardhje për mua, është zbardhje për të gjithë median dhe tregon që çdo lloj pushteti të ketë frikë kur dhunon një media”, thotë më tej Nikoll Lesi.

Në fund, Nikoll Lesi ka edhe një mesazh për të gjithë lexuesit e librit, por edhe gazetarët e rinj.

Është një pasurim i kulturës, i dijes dhe më saktë për të treguar se dikur kishte edhe gazetarë kurajozë”. (Top Channel)

Për të parë kronikën e plotë të “Top Channel” klikoni këtu: VIDEO

News 24: “Kështjella e medias”, Nikoll Lesi rrëfen historinë e 25 viteve në media përmes një libri

Historia e 25 viteve të gazetës “Koha Jonë” rrëfehet në 450 faqe në librin “Kështjella e medias”, të gazetarit, Nikoll Lesit. Një kështjellë rreth së cilës lindi “qytetërimi i mediave”.

E gjithë historia e kësaj gazete, e dalë në treg fillimisht vetëm për banorët e Lezhës, deri te përballja e dhunshme me pushtetin, dhunimi dhe arrestimi i gazetarëve, është përmbledhur për t’i shërbyer brezit të ri, për të mësuar fakte që një rreth shumë i ngushtë i dinë, lidhur me gazetarinë e pavarur.

Gazeta “Koha Jonë” ka shërbyer si një institucion për breza të tërë gazetarësh, që sot janë në karrierë si gazetarë e politikane.

Pavarësisht “frikës” që solli shkrumbimi i redaksisë së gazetës, kjo ngjarje pati ndikim në gazetarinë që bëhej, port ë përkohshëm.

“Kështjella” e Nikollë Lesit, tashmë e të gjithëve, përmban fakte, dokumenta e fotografi, dhe rrëfen përballjen me pushtetin, dhunimin dhe arrestimin e gazetarëve një histori e gjallë e medias së parë të pavarur. (News 24/Balkanweb)

 TVSH: Nikoll Lesi sjell botimin e dytë

Botuesi dhe gazetari Nikoll Lesi sjell për herë të parë historinë e gazetës së parë të pavarur shqiptare, “Koha Jonë”.

Libri është një rrëfim përmes kujtimeve dhe fotove të patreguara më parë për gazetën e parë shqiptare jopartiake të pas viteve ’90. Autori thotë se libri i tij është një rrëfim për median dhe përballjen e saj me tranzicionin e vështirë shqiptar.(TVSH)

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mFZvp7qlmzk” width=”560″ height=”315″]

(kliko Watch on YouTube dhe fillon kronika)

SCAN TelevizionNikoll Lesi sjell “Kështjella e Medias”

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=IT9a8jeswPs&t=27s” width=”560″ height=”315″]

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit