Home Aktualitet Ligjshmëria d...

Ligjshmëria dhe paligjshmëria e dy Kuvendeve

638
0

Tashmë nuk është gjë e re të thuhet se PD-ja është në krizë të thellë deri në zhdukje si entitet politik e historik.
Berisha ka historinë mbi supe, por mesa duket edhe “ushtrinë” demokrate, e cila duket e hallakatur dhe e çorientuar, gjithsesi.
Basha ka vulën e PD, grupin parlamentar në shumicë, kryesinë e PD në shumicë dërmuese. Dhe Ambasadoren amerikane, pa harruar edhe kryeministrin Rama.

Idealja do të ishte që Berisha dhe Basha të bënin një Kuvend, ku asnjëri të mos kandidonte më për kryetar të PD-së. Iknin pas këtij zhuli fjalësh ndaj njëri-tjetrit disi më të lehtësuar nga beteja e nisur, e cila siç duket njërin do ta “vrasë” përfundimisht.

Pra varianti për një Kuvend nuk diskutohet më, ndonëse Basha mund të pranonte verifikimin e firmave dhe të kërkonte një Kuvend të unifikuar. Ose edhe Berisha si burrë më i vjetër kishte shansin të pranonte, pas provokimit të Lulit, pra të shkonte më 18 dhjetor në Kuvend, duke marrë me vete “ushtrinë” e fillimit prej 4200 vetash.
Berisha do të hynte si triumfator edhe më 18 dhjetor, e ku ndeshej live me “Hamzain”, siç e quan tani Bashën.
Por asnjëri nuk po e vret shumë për PD-në dhe bazën demokrate.
Secili bërtet në emër të PD dhe militantëve, por fakti që e kanë kthyer PD në gallatë, ku nuk ka njeri që nuk tallet me gjithë këtë histori të këtyre javëve.
Në fakt turpërim më të madh sesa i bëri Basha, ish-liderit Berisha nuk ia ka bërë njeri tash 30 vite e kusur Saliut.

Por tani jemi para faktit se do të kemi dy Kuvende.
Ndërkohë që mbetet pothuaj e vërtetë se Edi Rama mbretëron sa të dojë në pushtet me këtë opozitë e me dy PD përballë.
Dhe LSI-ja do ta masakrojë PD-në e Bashës, duke çuar me dashje apo dashje ujë në mullirin e Kryeministrit.

Dy Kuvendet do të mblidhen.
Pikëpyetjet mbeten përveç live, kur do t’i ndjekim Kuvendet më 11 dhe 18 dhjetor, por edhe në gjykatë pasi atje merret ose mbahet vula e PD.
Nëse Berisha mbledh dhe votojnë 50 plus një për qind të delegatëve zyrtarë të regjistruar, në publik ka mbaruar debati se kush e merr PD-në.
E njëjta logjikë vlen edhe për Kuvendin e Bashës.

Por sherret do vazhdojnë nëse Berisha nuk mbledh 50 plus një për qind të krejt delegatëve, por as te Basha nuk shkojnë ky numër delegatësh.
Më pas do kemi rrahje masive në selinë blu, ku përherë te puna e dajakut fiton Saliu.
Ndaj sido që të mundohemi, duke menduar më pozitiven, prapë do kemi dy PD!
E prapë do ta shohim Edi Ramën duke fërkuar duart ndër vitet e ardhshme, sepse
kjo opozitë nuk vjen më në pushtet.
Vetëm nëse populli prodhon një Opozitë të re!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit