Home POLITIKE Lindita Nikol...

Lindita Nikolla: Gjermania, lokomotiva ekonomike dhe politike e Evropës

68
0

3 tetori është Dita e Ribashkimit të Gjermanisë. Në mesazhin e saj me këtë rast, përveç urimeve, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shpreh edhe mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin, demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të Shqipërisë.

Sot populli gjerman feston Ditën e Ribashkimit. Pas 41 vjet ndarjeje, me rrëzimin e Murit të Berlinit, kombi gjerman u bashkua dhe “rrëzoi” edhe ”muret” e tjerë ndarës.

Pas tre dekadash, Gjermania u rrit e u zhvillua dhe sot është bërë lokomotiva ekonomike dhe politike e Evropës.

Ribashkimi i Gjermanisë përshpejtoi ritmet e ndryshimit dhe demokratizimit të vendeve të Evropës Qëndrore e Lindore.

Gjermania është ndër mbështetëset më të fuqishme të zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit evro-atlantik të Shqipërisë.

Ne, shqiptarët, i jemi gjithashtu mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e pavarësisë, zhvillimit, rritjes së njohjeve ndërkombëtare dhe integrimit evro-atlantik të Kosovës.

Gëzuar Gjermani!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit