Home POLITIKE Lindita Nikol...

Lindita Nikolla i uron ditëlindjen akademikut Rexhep Qosja: Mirënjohje për erudicionin, thjeshtësinë e madhështinë

45
0

Sot, Akademiku Rexhep Qosja, feston ditëlindjen. Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar Akademikut të shquar një letër urimi.

I dashur dhe i respektuar Profesor,
Në ditën e lindjes Tuaj, një ditë e shënuar për Ju, familjen Tuaj dhe shkencën e kulturën shqiptare, Ju shpreh urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe vijim të krijimtarisë Suaj të begatë në shërbim të kombit shqiptar.
Emri dhe vepra e Juaj shkencore, publike e kombëtare kushtuar letërsisë, kulturës, historisë dhe botës shqiptare, emancipimit tonë politik, shoqëror e kombëtar dhe afirmimit të vlerave të qytetërimit shqiptar përbëjnë një kontribut madhor për kombin.
Ju uroj të vijoni këto kontribute, si deri tani, me erudicionin, përkushtimin, patriotizmin, thjeshtësinë dhe madhështinë Tuaj”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në letrën e urimit për Akademikun Rexhep Qosja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit