Home POLITIKE Lindita Nikol...

Lindita Nikolla: Shtypi i lirë një nga shtyllat e demokracisë

50
0

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të karrierës nga Unioni i Gazetarëve.

Gjatë fjalës së saj, ndërsa i dorëzoi Çmimin e Karrierës dhënë gazetares Ilva Tare, Nikolla u shpreh se shtypi i lirë është një shtyllë e demokracisë.

Përgëzoj Unionin e Gazetarëve dhe z. Aleksandër Çipa për këtë ceremoni kaq të bukur, e cila është kthyer tashmë në një traditë. Më gëzon gjithashtu fakti që në këtë ceremoni marrin pjesë, por edhe vlerësohen, gazetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Unë përulem me respekt para punës dhe sakrificave të gazetarëve, ju kam mbështetur dhe do të vazhdoj t’ju mbështes sepse shtypi i lirë është një shtyllë e demokracisë, ndër dimensionet më të rëndësishme të saj”, tha Nikolla në fjalën e saj përshëndetëse.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit