Home Bota Lirohet grupi...

Lirohet grupi i dytë i pengjeve nga Hamasi

67
0

Një grup i dytë pengjesh izraelitë u liruan nga robëria e Hamasit, pasi disa orë vonesash që rritën ankthin e familjeve të dëshpëruara.

13 izraelitë të tjerë mes tyre gjashtë gra dhe shtatë të mitur u liruan në Gaza që përbëjnë 26 total së bashkë me grupin e parë.

Në këmbim 39 të burgosur të tjerë palestinezë, 6 gra dhe 33 të mitur gjithashtu u liruan nga Izraeli.

Katërmbëdhjetë shtetas tajlandez dhe një filipinas u liruan gjithashtu nga Hamasi sipas marrëveshjes. Shkëmbimi u ndërpre për disa orë pasi Hamasi akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes.

Vonesa nënvizoi brishtësinë e armëpushimit, e cila ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në të gjithë Rripin e Gazës dhe ka kërcënuar të shkaktojë luftime më të gjera në të gjithë rajonin.

Në total, Hamasi do të lirojë të paktën 50 pengje izraelite dhe Izraeli 150 të burgosur palestinezë, të gjithë janë gra dhe të mitur.

Izraeli ka thënë se armëpushimi mund të zgjatet me një ditë shtesë për çdo 10 pengje të liruar, por është zotuar të rifillojë shpejt ofensivën e tij dhe të përfundojë qëllimet e tij për shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit.

Në Bregun Perëndimor, qindra festuan, ndërsa një autobus me të burgosur palestinezë mbërriti mëngjesin e së dielës.

Djemtë adoleshentë të liruar në marrëveshje u përqafuan me të afërmit e tyre në sheshin kryesor të qytetit Al Bireh.

Ndërkaq gjendja e rëndë e pengjeve ka tërhequr vëmendjen e publikut izraelit.

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Tel Avivit në solidaritet me pengjet dhe familjet e tyre.

Shumë akuzojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu se nuk ka bërë mjaftueshëm për të sjellë pengjet në shtëpi.

Lirimet e pengjeve kanë shkaktuar emocione të përziera, lumturi, së bashku me ankthin që shumë pengje që mbeten ende në duart e militantëve.

Ndërkaq problemet tanimë janë shfaqur edhe me dërgesat e ndihmave në Gazën veriore.

Zëdhënësi i Hamasit, Osama Hamdan tha se gjithsej 340 kamionë me ndihma kanë arritur në Gaza që nga e premtja, por vetëm 65 prej tyre janë dërguar në veri të Gazës dhe kjo është më pak së gjysma e asaj që Izraeli kishte rënë dakord.

Një tjetër paralajmërim është bërë sërish nga ushtria izraelite e cila i ka bërë thirrje palestinezëve që të mos udhëtojnë drejt veriut të Gazës, pavarësisht armëpushimit aktualisht në fuqi.

Ndërkaq situata mbetet e rëndë në Bregun Perëndimor. Forcat izraelite vazhdojnë të vrasin njerëz. Në 24 orët e fundit janë vrarë tetë persona në zona të ndryshme.

Këto bastisje të vazhdueshme dhe ky presion janë diçka për të cilën njerëzit shqetësohen se lufta do të përkeqësohet në Bregun Perëndimor pasi armëpushimi hyri në fuqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit