Home Kronike LISTA/ Evi Ko...

LISTA/ Evi Kokalari publikon provat sesi Belind Këlliçi manipuloi emrat për Këshillin Kombëtar te PD

197
0

Ashtu sikurse pati premtuar, Evi Kokalari ka publikuar sot fakte të cilat provojnë manipulimin e votave nga ana e Belind Këlliçit për të futur njerëzit e tij në Këshillin Kombëtar të PD. Në një postim në “Facebook”, Kokalari shpërthen me akuza të forta ndaj Belind Këlliçit që ka hequr pa të drejtë emrat që e meritonin duke shtuar emrat e miqve të tij.

“FAKTE DHE EMRA. Kjo më poshtë është vetëm lista e manipulimeve te Këlliçit. Albana Vokshi ka listë tjetër (atë të grave). Për ekspozimin e këtyre manipulimeve u hodha në gjyq dhe këta të PD-së nuk bën asgjë për ta ndaluar. Në fakt, ky gjyq ndaj meje është njollë për Berishën, sepse ai lejoi këtë padi. Tashti, Sali Berisha, i detyrohet një shpjegim të gjithë demokratëve, pse mbylli sytë kur ja tregova këto manipulime, dhe pse në vënd që ta hiqte Këlliçin, e nxorri fitues (me manipulime)”, shkruan Kokalari.

Lista me emrat e publikuar nga Evi Kokalari:

Emrat që normalisht duhet të hynin në këshillë në bazë të votave dhe i hoqën në mënyrë që të fuste Belindi njerëzit e vet:

Emiliano Mone
Klement Cela
Dhimiter Vata
Durim Balla
Albert Avduli
Arben Muja
Asllan Dogjani
Arben Sulo
Alfred Halili
Destan Marku
Artan Como

Ka emra të tjerë që hoqën sepse tejkaluan kuotën e grave. Emrat që u futën mbi kuotë dhe në mënyrë flagrante dhe manipuluese:

Renis Gjoka
Armend Musaj
Sara Bodo
Besart Xhaferri
Dorel Memoci
Imanuel Caushaj
Lorin Hoxha
Ensa Basha
Anisa Dervishaj
Nikolin Cali
Elgi Hysa

To be continued….

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit