Home Sporti Liverpooli fi...

Liverpooli fiton ndaj Leicester dhe shkon -9 nga City, nuk gabon as Arsenali (VIDEO)

54
0

Liverpooli dhe Arsenali bëjnë detyrën në ndeshjet e radhës në Premier League, duke marrë fitore me shumë peshë. Skuadra e Klopp mori një sukses 2-0 ndaj Leicester. Diogo Jota shënoi tw dy golat. Tw parin në minutën e 34-t, duke ndjekur mjaft mirë një aksion nga goditja e këndit dhe të dytin tri minuta nga fundi i duelit. Me këtë sukses “The Reds” mbeten në vendin e dytë me 51 pikë, 9 më pak se City, por dhe me një sfidë për të rikuperuar.

Arsenali ia doli të merrte një sukses minimal në transfertën ndaj Wolves. Gabriel shënoi në minutën e 25-të golin e vetëm të ndeshjes, ndërkohë që Martinelli la me një futbollist me pak topcinjtë në 20 minutat e fundit pas ndëshkimit me kartontë kuq. Arsenali mbetet në vendin e pestë me 39 pikë, por dhe me dy sfida për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit