Home Aktualitet Llatja mirëpr...

Llatja mirëpret ambasadoren franceze në bashkinë Ebasan

20
0

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka pritur në një takim në zyrën e tij, Ambasadoren e Francës në vendin tonë, Chatherine Souar.
Ambasadorja është njohur me historinë e qytetit të Elbasanit, duke parë nga afër dy ekspozitat të cilat ndodhen në ambjentet e bashkisë së Elbasanit, ku shpaloset qyteti në restrospektivë, si edhe është njohur me vendet turistike që rrethohet Elbasani, nëpërmjet fotove të prezantuara nga Llatja.

Më pas takimi i tyre ka vijuar në një bashkëbisedim në zyrën e kryebashkiakut Llatja, ku edhe ky i fundit e ka njohur Ambasadoren me historinë, resurset, kulturën dhe arsimin që ofron qyteti i Elbasanit.

Mes dy palëve është disktuar ndër të tjera edhe bashkëpunimi mes dy vendeve në turizëm, kulturë e arsim, si edhe traditës së hershme të kulturës franceze në Elbasan.

Në Elbasan që nga viti 1995 Aleanca franceze është një model në mësimdhënien e gjuhës frënge. Ajo e ndjek rrugëtimin e saj me një sërë aktivitetesh bazuar kryesisht në mësimdhënien dhe përphapjen e gjuhës dhe kulturës frënge, si edhe në organizimin e një larmie aktivitetesh që gjallërojnë jetën kulturore të qytetit në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe institucionet arsimore të qarkut.

Në fund të takimit, kreu i bashkisë, Llatja i ka dhuruar në shenjë mirënjohjeje ambasadores franceze edhe emblemën e qytetit të Elbasanit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit