Home Sporti Lothar Mattha...

Lothar Matthaus flet për Kane: 100 milionë euro janë shumë për një lojtar 30-vjeçar

29
0

Bayern Munich shpenzoi plot 100 milionë euro për të transferuar nga Tottenham, Harry Kane. Britaniku ishte dëshira e madhe e bavarezëve me drejtuesit gjermanë që kërkojnë në këtë formë të zëvendësojnë denjësish Robert Lewandoskin që sezonin e kaluar u transferua te Barcelona. Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur për këtë investim të Bayern dhe një nga ata është legjenda, Lothar Matthaus.

“Drejtuesit e Bayern Munich ishin plotësisht të bindur se përforcimi i duhur për skuadrën ishte Harry Kane. Duke e shfaqur hapur dëshirën, te Tottenham përfituan dhe në një formë i bën shantazh Bayernit.

Çdo ditë që kalonte ata shtonin kërkesat dhe në fund përfituan plot 100 milionë euro. Në mendimin tim 100 milionë euro për një lojtar 30-vjeçar janë shumë. Shpresoj që në fund të këtij sezoni apo edhe në vazhdim, një investim i tillë t’ia vlejë”, u shpreh Mathaus.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit