Home POLITIKE LSI: Qylaxhiu...

LSI: Qylaxhiu Brava, që as nuk do të ekzistonte pa LSI. Ne e bëmë ministër, kryetar bashkie dhe kryetar të PD

92
0

Lëvizja Spcialiste për Integrim në një reagim ndaj Lulzim Bashës, thotë se ky i fundit nuk do të ishte bërë ministër, kryetar bashkie apo dhe kryetar i PD pa pasur pranë LSI dhe pushtetin që kjo forcë politike i dha, si me votat në Kuvend, apo dhe në zgjedhje. Që prej 2005, LSI thekson se ka mbështetur Bashën. “Atë nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare. Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë”.

Deklarata e plotë

Brava s’do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos.
Brava s’do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament.

Brava s’do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni Milloshit, që u regjistrua në zgjedhje nga këshilltarja bashkiake e LSI.

Brava s’do të ishte bërë kurrë as në ëndërr kryetar i PD nëqoftëse nuk do të ishte kryetar bashkie. Bravën do ta kishin përzënë si qen dhe PD do të shkatërrohej, do copëtohej në momentin e Reformës në Drejtësi nëqoftëse s’do të ishte Ilir Meta kryetar i LSI dhe i Parlamentit që e shpëtoi duke e futur Bravën në proces dhe duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve për ta pranuar.

Brava do të ishte asgjësuar politikisht me kohë po të mos kishte qënë Ilir Meta kryetar i LSI, që nuk pranoi kurrë zgjedhje pa PD.

LSI duke i besuar Bravës së telekomanduar nga Rama dogji mandatet dhe nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale. Por çdo gjë mund të pritet nga ky mashtrues i shitur të cilin nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare.

Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë.

Kaq për sot!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit