Home Aktualitet Luçiano Boçi:...

Luçiano Boçi: Po bëhet presion vote me ndihmën ekonomike, realiteti është ulëritës

31
0

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është shprehur optimist për zgjedhjet e 14 Majit. Boçi thotë se fushata po ecën me ritme të shpejta dhe po pritet me entuziazëm nga qytetarët.

”Opozita sot është qytetare. Baza e opozitës është shumë e madhe, është ajo pjesa gri që tërhiqet nga parametrat e mënyrës si zhvillohet beteja e ideve politike. Qëllimi politik është hapur nga të gjithë faktorët, duhet të ketë patjetër ndryshim e të fitojë opozita. Elbasani është drejtuar 16 vite nga mazhoranca aktuale dhe kemi të bëjmë me keqqeverisje. Vota e opozitës nuk do të ndahet, jemi në aleancë me forcat opozitare”,-tha në ”Tv Klan”.

Nga ana tjetër, kandidati akuzon se po bëhet presion ndaj qytetarëve me ndihmën sociale për votën. ”Bëhet presion vote me ndihmën ekonomike. Realiteti është ulëritës. Këto zgjedhje duhet të jenë zgjedhje që duhet të shpëtojnë demokracinë në Shqipëri. Përballë këtij agresioni ndaj votës, ne kemi angazhimin tonë për ta penguar. Sot ka një pikëpyetje të madhe: Qytetarët janë skeptikë në rezultat, kjo duhet të na revoltojë dhe bashkë me qytetarët të gjejmë formulën e duhur. Unë konkurroj ndershëm politikisht dhe unë kërkoj që çdo gjë të ecë në normalitet”,-tha Boçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit