Home Aktualitet ”Lufta&...

”Lufta” mes Berishës dhe Bashës, reagon për herë të parë Rudina Hajdari: Garë ”mes pronarësh”

261
0

”Lufta” mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, është komentuar për herë të parë edhe nga ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari. Nga SHBA për “Zona Zero”, ajo tha se në selinë blu po zhvillohet një garë “mes pronarëve”, për interesa personale. “Kemi të bëjmë me një garë muskujsh, mes pronarëve të partisë. Njëri ish-pronar dhe tjetri pronar. Nuk shoh ndonjë mundësi hapjeje të PD-së”.

Situata në PD?

Ajo që ndodh në PD e kemi parë dhe tejparë. Kemi të bëjmë me një garë muskujsh, mes pronarëve të partisë. Njëri ish-pronar dhe tjetri pronar. Nuk shoh ndonjë mundësi hapjeje të PD-së. Unë kam qenë kritike nga Lulzim Bashës.

Vendimi i tij për t’u larguar nga parlamenti ishte një vendim antiamerikan. Asnjë nuk iu përgjigj thirrjeve të ndërkombëtarëve, që ishin kundër kësaj lëvizje. As ish-kryetari, Sali Berisha nuk i kritikoi këto vendime që sollën pasoja të rënda për PD. PD humbi bazën, humbi pushtet. Ne po vuajmë pasojat e vendimeve të Bashës. Sali Berisha e ka patur PD-në si pronë dhe kërkon që ta rimarrë.

Berisha ka marrë vendime po aq autokratike. Berisha foli vetëm tani në fund, pasi gjatë kësaj kohe nuk e ka ngritur zërin për moszbatim statuti apo lidhur me vendime të tjera të Lulzim Bashës.

Foltorja e Berishës

Sali Berisha duhet t’i kishte ngritur shumë më parë këto çështje. Ai po reagon tani, vetëm pasi iu cënua interesi personal. Berisha ka bërë të njëjtat gabime që ka bërë Basha. Nuk mendoj se Berisha mund të fitojë përtej strukturave të PD-së. Në fund të fundit në presim ndërrimin e pushtetit, por kjo nuk po ndodh. Duhet një ndryshim më thelbësor brenda opozitës, që të mos lidhet me individët, por me vlerat demokratike të PD-së.

A do rikthehet Rudina Hajdari për të marrë PD-në?

Kjo nuk është në dorën time. Kjo bëhet duke hapur partinë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit