Home Aktualitet Lufta për dro...

Lufta për drogën, është pista e masakrës në zonën e ”Don Boskos”

68
0

Breshëria me armë në zonën e ”Don Boskos” me një të vrarë dhe 4 të plagosur ka vetëm një qëllim, luftën për drogën. Sipas dëshmisë së Urim Crrojit, ndryshe Andi Duka, i vëllai Edmond Crroji ka bërë burg për shitje narkotikësh në Itali dhe në Francë për trafikim të qenieve njerëzore.

Në dëshminë që ”Top Channel” disponon, i riu shprehet se viktima Erion Çela dhe i vëllai Blerimi, janë marrë me tregtim të lëndëve narkotike në Itali. I plagosuri Arben Dani kujton se gjendej në një tavolinë tjetër, kur aty mbërriti Crrroji dhe ju bashkua të afërmëve që e frekuentonin shpesh lokalin, mbasi viktima kishte biznesin shumë pranë vendit ku ndodhi krimi.

“30 minuta mbasi mbërriti Edmondi, dëgjuam krisma dhe pashë që u plagosa në këmbë”, kujton dëshmitari. Dani tregon se ashtu i plagosur ai u zvarrit duke u fshehur në tualet derisa është ndërprerë breshëria e armëve.

I plagosuri i thotë policisë se u hodh nga dritarja që ju thyen xhamat nga plumbat dhe shkoi vetë në spital. Këtu në spital, gjendet vetëm Edmond Crroji, kurse Blerim Çela është përcjellë në një spital privat, dy të tjerët kanë shkuar në shtëpi. Policia shkruan se Edmond Crroj është i dënuar, ndryshe nga të lënduarit e tjerë që rezultojnë pa kartelë penale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit