Home Bota Luftë me Rusi...

Luftë me Rusinë? Presidenti: Për fat të keq ekziston kjo mundësi

959
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i pyetur nëse mund të ketë vërtet luftë me Rusinë, e cila kapi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe mbështet separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, tha “Unë mendoj se mund të ketë. Është gjëja më e keqe që mund të ndodhë, por për fat të keq ekziston kjo mundësi”.

Po ashtu ai tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ishin përmirësuar, por ankohej për faktin se Ukraina nuk kishte marrë një përgjigje të qartë për kërkesën e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, një veprim që do të zemëronte me siguri Moskën.

Volodymyr Zelensky nënvizon se një refuzim për të pranuar Ukrainën do të dobësonte NATO –n, duke luajtur në duart e Rusisë. Tensionet midis Kievit dhe Moskës u rritën në fillim të këtij viti kur luftimet në Ukrainën lindore u intensifikuan dhe Rusia mblodhi më shumë trupa pranë kufirit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit