Home ShowBiz Luiz Ejlli rr...

Luiz Ejlli rrëfen se vuan nga një sëmundje e rrallë, Ronela Hajati: U përlota, je në lule të moshës

2094
0

Padyshim që banori më popull i ”Big Brother Albania Vip 2”, është këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka bërë një rrëfim prekës. Në një bisedë me Kiara Titon, ai theksoi se vuan nga një sëmundje e rrallë, por që nuk e zbuloi se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

Ai i tregoi Kiarës edhe se ka vetëm 11 klinika në botë për kurimin e saj dhe një prej tyre, ku Luizi është interesuar është e zënë deri në gusht. Kurse Kiara i tha se nëse do të ishin bashkë nuk do ta kishte lënë kurrë.

Sigurisht që ky rrëfim ka tronditur opinionin publik, e sidomos ata që ndjekin ”Big Brother Albania Vip 2”. Këngëtarja Ronela Hajati, e cila thotë se e njeh këngëtarin që 13 vjeç kur ata ishin në “Ethet e së premtes”, ka reaguar. Ajo uron që kolegu i ssj të shërohet sa më shpejt duke qenë se është në një moshë shumë të re.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit