Home ShowBiz Luizi flet me...

Luizi flet me bindje: E vdekur që nuk e fitoj “BBV”

416
0

Luiz Ejlli përballë banorëve të “Big Brother Vip” shprehet pothuajse çdo ditë se “Big Brother-in” do ta fitojë ai dhe se të gjithë banorët e tjerë, ai do t’i përcjellë për në shtëpi.

Por, në dy diskutime që ka bërë së fundmi, Luizi ka thënë të kundërtën: që është i bindur që nuk do ta fitojë “Big Brother-in.”

Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha: “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ya jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”
Luizi nuk e mbylli me kaq këtë diskutim, pasi duke folur me Kiarën në dhomën e gjumit, u shpreh sërish se nuk do të fitojë.

“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shlojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”– tha Luizi, të cilit Kiara iu përgjigj duke thënë: “Po të dish ta menaxhosh edhe e fiton. Duhet të menaxhosh këtë pjesën e tepricës, të tregosh atë anën njerëzore. Nuk e di se sa do ia arrish”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit