Home Aktualitet Lulzim Basha:...

Lulzim Basha: Lufta në Ukrainë rrezikon rritjen e çmimeve. Qeveria të marrë masa për të kompensuar shqiptarët

110
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se me rritjen e mundshme të çmimeve nga lufta në Ukrainë, qeveria duhet të marrë masa për të kompensuar e lehtësuar financiarisht qytetarët shqiptarë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha propozon dy masa, uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe heqjen e menjëhershme të taksës të vendosur mbi karburantin prej 240 lekësh për litër.

REAGIMI I BASHËS
Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.

Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:
1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe
2. Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit