Home Kosova Macroni kërcë...

Macroni kërcënon me vizat: Pres përgjegjësi nga Kosova!

51
0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen po që se nuk mbahet fjala e dhënë.

Në një konferencë për media të martën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Macroni ka thënë se pret përgjegjësi nga Kosova dhe Serbia.

“E them me shumë qartësi, kemi bërë një gjest mirëbesimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, kjo është pezulluar për shkak të fjalës së dhënë, e cila edhe sot nuk është mbajtur. Po e pres një angazhim serioz të të dyja autoriteteve për të lëvizur përpara në javët e ardhshme. Madje është kusht kyç për paqe edhe në rajon”, ka thënë Macron.

Macroni ka thënë se pret nga Kosova e Serbia që t’i riorganizojnë zgjedhjet në veri e të ketë pjesëmarrje të plotë të serbëve në to, dhe më pas të njihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ka thënë se pret përgjegjësi edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit