FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

3 ditë para skadimit, gjejnë biletën fituese të lotarisë 1 milionëshe

Një çift kanadez ka marrë çmimin e fituar të lotarisë vetëm 3 ditë para se të skadojë bileta e tyre.

Nicole Pedneault dhe Roger Larocque kanë blerë biletën e lotarisë Loto-Quebec në Ditën e të Dashuruarve gjatë vitit të kaluar dhe e kanë harruar krejtësisht atë.

Pastaj Pedneaut e ka gjetur atë gjatë vikendit të kaluar, në një libër të vjetër të saj, transmeton koha.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse ata nuk do ta merrnin çmimin deri këtë të premte, ai do të skadonte. Çifti nga Quebec kanë marrë 1 milionë dollarë kanadezë në Montreal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fituesit në këtë lotari kanë një vit kohë për të marrë çmimet e fituara, përndryshe ato skadojnë.

Pedneault ishte duke kërkuar nëpër suvenire që ky çift i kishte blerë gjatë një tripi në Japoni për të ndihmuar nipin e tyre për një projekt shkollor. Ajo pastaj e ka vërejtur një biletë lotarie në mes të faqeve të një libri.

“Nëse nipi im nuk do të kërkonte që të huazonte këto gjëra për projektin e tij në shkollë, unë kurrë nuk do ta gjeja biletën në kohë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se biletën e kishin blerë për Ditën e të Dashuruarve si dhuratë, në vend të “luleve e çokollatave”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?